Kadri Veseli në seancën për Epopenë e UÇK’së flet serish për raportet me SHBA’në

E publikuar: 06/03/2019 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli në seancën për nder të Epopesë së UÇK-së, Veseli ka shprehur mirënjohje për të gjithë të rënët në luftën e fundit në Kosovë dhe për familjen Jashari.

Veseli gjatë fjalimit ka thënë se është koha që të heqin dilema dhe pikëpyetjet për të ardhmen e partneritetit me SHBA-të.

“Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleanca jonë me botën perëndimore, janë vlera të shenjta të kombit tonë. Prandaj, janë të paprekshme, të pacenueshme. Janë të përgjithmonshme”, ka thënë Veseli.

Një pjesë të madhe të fjalimit të tij, Veseli foli për raportet me SHBA’në.

”Lirinë e kemi arritur me vendosmëri dhe me mençuri. Ishim të patundur në luftë me armikun dhe partnerë me ata që na u ndodhën pranë – miqtë e lirisë sonë – NATO-n, ne krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Veseli.

Tutja ai ka thënë se së fundmi ka dilema për këtë partneritet, e Veseli thotë se këto dilema duhet të jenë të pakuptimta.

“Kohëve të fundit, jemi dëshmitarë se janë hapur dilema e janë shtruar pikëpyetje për të ardhmen e këtij partneriteti. sot, është dita t’i heqim këto dilema dhe t’i bëjmë të pakuptimta këto pikëpyetje”.