Kadri Veseli: Kuvendit po i kthehet normaliteti

E publikuar: 30/12/2016 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një intervistë të dhënë për emisionin Monitor në RTK, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka deklaruar se nuk ndihet krenar me zhvillimet që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq ka dënuar ashpër gjuhën që parti të caktuara politike kanë përdorur për kundërshtarët e tyre politik.

Veseli ka deklaruar se Kuvendit po i kthehet normaliteti, dhe se janë kamerat ato të cilat shpeshherë kanë shtyre deputetë të caktuar të ndryshojnë dhe të sillen ndryshe.

Veseli ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme, duke thënë se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme vetëm me marrëveshje politike ndërmjet partnerëve të koalicionit.

Veseli në intervistë ka folur edhe për Bugjetin, për përformancën e ministrave të PDK-së në Qeverinë Mustafa, për raportet me Shqipërinë, për zgjedhjet në Dreanas, per zhvillimin ekonomik për Gjykatën Speciale dhe shumë çështje të tjera.