Kadri Veseli: Jam në Lubjanë për çështje të doktoraturës – jo në Hagë (VIDEO)

E publikuar: 03/05/2019 18:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka dhënë detaje rreth vizitës së tij në Lubljanë.

Ai në një lidhje direkte për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se për këtë udhëtim të papritur, arsye është çështja e doktoraturës.

“Kur të vijnë ftesat ne do t’i bëjmë publike dhe do t’u përgjigjemi në mënyrë të denjë. Ne nuk e dimë se pse po bëhen këto spekulime. Nuk kam ftesë nga Gjykata Speciale dhe nuk jam duke shkuar në Hagë”.

“Jam në një udhëtim jashtë vendin në Lubjanë, konkretisht për çështje të doktoraturës. Relevante është fakti a ka ftesë apo jo – nuk ka ftesë”.

“Më vjen keq në qoftëse dikush është shqetësuar për këtë lajm, por më vjen keq edhe për ata që i janë gëzuar këtij lajmi. E kam thënë edhe më parë se askush nuk më frikëson. Vetëm kombi im mund të më gjunjëzojë apo përkrahë”.