Kadri Veseli iu flet policëve të ardhshëm për luftën kundër krimit dhe korrupsionit

E publikuar: 01/09/2019 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ,përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka treguar se kishte vizituar Akademinë për Siguri Publike që sipas tij po e bën Kosovën krenare.

“Para disa ditësh e vizitova Akademinë për Siguri Publike, që si institucion shtetëror po na bënë shumë krenarë. E përgëzova stafin akademik dhe administrativ të saj për punën e shkëlqyer që po bëjnë në përgatitjen e policëve të rinj dhe falënderova kadetët që kanë zgjedhur profesionin fisnik të policit” shkroi ai.

Tutje Veseli përgëzoi të rinjtë të cilët luftojnë për sundim të ligjit.

“Me të rinj të tillë, plot energji, të kualifikuar, të pakomprometuar dhe në nivel të lartë të detyrës dhe përgjegjësisë, lufta për sundimin e ligjit fitohet shumë më shpejt”

Veseli gjithashtu shtoi se “duke u dhënë më shumë hapësirë atyre, ne do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin.”

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së në fund tregoi se për të është obligim të krijojë kushte të mira të punës dhe t’i jap më shumë mbështetje policëve të rinj.

“Obligimi im është të krijoj kushte pune dhe mbështetje sa më të madhe për këta policë të rinj, që të jenë sa më efikas dhe të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” shkroi ai në Facebook.

Kadri Veseli është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëkohësisht edhe kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie. /GazetaExpress/