Kadri Veseli e Isa Mustafa prishin koalicionin PDK-LDK në Prill?

E publikuar: 25/03/2017 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy liderët e partive më të mëdha në vend të cilat njëherit janë duke udhëhequr vendin, Kadri Veseli i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet ti japin fund koalicionit tre vjeçar i formuar në nëntor të vitit 2014-të.

Gazeta NewBorn, nga burime shumë të sigurta brenda këtyre dy subjekteve ka marr informacione se koalicioni PDK-LDK, do të prishet gjatë muajit prill për ta çuar më pas vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas referimit të këtyre burimeve ky koalicion do të merr fund për shkak se nuk do të arrijë që të procedohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës dhe për shkak të përplasjeve rreth Projektligjit për shëndrrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.
Këto burime tregojnë se pas prishjes së koalicionit PDK-LDK, këto parti bashkë me paritë opozitare do të takohen për të nënshrkuar një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale dhe ato lokale për një ditë.

Por jo vetëm kaq. Partitë politike tashmë veç kanë filluar fushatën e tyre për zgjedhjet e reja. Krytari i PDK-së, Kadri Veseli po bën vizita në qytete të ndryshme të vendit ku po zhvillon turin e dëgjimit, ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk po ndalet së vizituari bastionet e subjektit të tij, ngjashëm po veprojnë edhe partitë opozitare, të cilat kanë kërkuar qysh moti zgjedhje të reja.

Në opionion kanë qarkulluar dy data për mbajtjen e zgjedhjeve, e këto dy data janë e diela e fundit e muajit maj që i bie 28 maji ose e diela e parë e muajit qershor e që i bie data 4 qershor/Gazeta NewBorn/