Kadri Veseli beson në fitore: “Kosovë 2-1 Çeki”

E publikuar: 07/09/2019 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kadri Veseli është i bindur që Kombëtarja e Kosovës do të del fituese sot në ndeshjen futbollistike ndaj asaj të Çekisë.

Ai madje fton ndjekësit e tij Facebook-ut që të parashikojnë rezultatin e kësaj ndeshjeje dhe në fund 10 personat qe tregohen më të shpejtë në saktësinë e rezultatit do të shpërblehen.

“A po fitojmë sot? Unë besoj se Kombëtarja e Kosovës do t’i japë dy gola dhe do ta pranojë një. Nëse kemi fat, në këtë që pranojmë golashënuesi do të zihet në offside 🙂”

“Më tregoni sa të mirë jeni ju në parashikime dhe dhjetë tifozët më të shpejtë që ia qëllojnë rezultatit të saktë, si dhuratë do ta pranojnë nga një fanellë të Kombëtares së Kosovës”.

“Përkrahe Kosovën! #PerkraheKosoven”, ka shkruar Veseli.