Kadri Veseli: 24 marsi i 99-ës nuk do të harrohet kurrë

E publikuar: 24/03/2017 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari Kadri Veseli, në 18 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, ka falënderuar çdo ushtarë të kësaj aleance e çdo qytetarë të Kosovës për sakrificën që kanë bërë për këtë vend.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë që data e 24 marsit 1999, kur bota u bë bashkë për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë nuk do të harrohet kurrë.

Më poshtë është statusi i plotë i tij.

“Kosova nuk do ta harrojë kurrë 24 marsin e vitit 1999, kur bota u bë bashkë për t’i dhënë fund gjenocidit serb ndaj shqiptarëve. Lufta heroike e UÇK-së dhe sulmet ajrore të aleatëve ndërkombëtarë, në këtë ditë historike, po na çonin drejt lirisë. Falemnderit secilit ushtar të NATO-s dhe secilit qytetar të Kosovës për sakrificën dhe kontributin e madh për këtë vend” shkruan Veseli.