Kadaj-Bujupi pyet se ku janë 20 mijë vende të punës

E publikuar: 25/09/2016 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donika Kadaj Bujupi, deputete e Vetëvendosjes, ka deklaruar se sipas Raportit të Progresit të Komisionit Evropian nga viti i kaluar 2015, papunësia te të rinjtë në Kosovë është 61%!

“Dhe, ajo është rritur për 5% krahasuar me vitin paraprak. Na ndajnë vetëm një muaj deri te Raporti i radhës sivjet”, shkruan Kadaj-Bujupi.

“Ku janë ato premtimet për 200 mijë e 120 mijë vende të reja të punës nga fushata e qershorit 2014?”, pyet ajo.

Ajo shtron dilemen nese partitë në pushtet e kanë pasur fjalën për 200 minj e 120 minj të partive të tyre që u shtuan nëpër institucione për brejtjen e sistemit shtetëror.