Kadaj-Bujupi: Nuk besoj që ndonjë deputet i thotë jo rezolutës për ndërprerjen e dialogut

E publikuar: 12/07/2018 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e AAK-së kanë inicuar një rezolutë për ndërprerjen e dialogut me Serbinë deri në liberalizimin e vizave për Kosovën.
Për këtë ka folur deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e cila ka thënë se nuk beson që asnjë deputet do t’i thotë jo kësaj projekt-rezolute.

“Është e ditur dhe e njohur tashmë që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga BE për liberalizimin e vizave dhe grupi jonë parlamentar kërkon që të mos vazhdohet dialogu deri në liberalizim”.

Kadaj-Bujupi në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që është padrejtësi mohimi i lëvizjes së lirë në BE ashtu siç kanë të drejtë të gjitha vendet e tjera të rajonit.

“Qeveria dhe Kuvendi kanë kryer punën e vet tash duhet të ketë vullent politik të BE-së që vizat të bëhen sa më parë”.

“Kjo çështje shkon përtej subjekteve politike dhe kërkojmë që të kemi përkrahjen e deputetëve dhe nuk besoj që ka të tillë që do t’i thotë jo kësaj përpjekje”.