Kadaj-Bujupi: Isa Mustafës sot nuk i duhet posti i kryeministrit që ia dha PDK

E publikuar: 20/04/2016 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja Donika Kadaj- Bujupi e cila u largua nga AAK dhe kaloi në Vetëvendosje, ka theksuar se Kosova doli e tronditur nga prishja e VLAN-it dhe se PDK-ja po shkonte në opozitë.

“Ku ka qenë një moment kur qytetarët u gëzuan dhe shteti po ç’kapej”, ka thënë Kadaj-Bujupi në emisionin “Click” në RTV 21.

Ajo e ka quajtur të parëndësishëm postin e kryeministrit për Isa Mustafën, duke qenë se e ka sjellë LDK-në në një pozicion tejet të keq.

“Sot, Isa Mustafës nuk i duhet posti i kryeministrit asgjë, për shkak se në çfarë pozicioni e ka sjellë LDK-në”, ka thënë ajo.

Deputetja e re e Vetëvendosjes, ka lavdëruar subjektin e saj të ri, pasi sipas saj edhe gjatë asaj kohe ka pasur parime dhe nuk ka kërkuar poste.