Kaçaniku ndër komunat më transparente, sipas KDI

E publikuar: 12/03/2016 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) e ka radhitur Komunën e Kaçanikut në mesin e Komunave më transparente në fushën e Prokurimit Publik.

Shpalosja e raportit është bërë gjatë një tryeze të organizuar me temën: “Indeksi i Transparencës në Prokurimin Publik për komunat e Kosovës”, të organizuar nga KDI. Artan Canhasi nga KDI ka prezantuar të gjeturat e raportit, ku sipas tij, del se në përgjithësi, mungon një pasqyrë e qartë e planifikimit, konsultimit me qytetarë dhe publikimit të shpenzimeve të komunave në Kosovë.

Sipas Canhasit, transparenca në prokurim prapë se prapë ka rritje me 16 % të të dhënave në mes KRPP-së dhe njoftimeve që gjinden si për dhënie të kontratës si për tender nëpër komuna.

Canhasi tha se kë këtë drejtim komunat më transparente janë: Gjakova, pasuar nga Drenasi, Kaçaniku, Prishtina, Istogu dhe Gjilani”.

Shkëlqim Ajdini