Kaçanik: Vdes duke ushtruar në palestër

E publikuar: 28/02/2017 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person, gjatë kohës sa ishte duke ushtruar në një palestër në Kaçanik, është rrëzuar përnjëherë në tokë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të hënën, ndërsa viktima nga ana e stafit të palestrës ku po bënte ushtrimet, është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Kaçanik, ku i është ofruar ndihma mjekësore.

Viktima me autoambulancë është transportuar në emergjencën e Ferizajt ku dhe ka ndërruar jetë kurse me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.