Kaç Islami i bën thirrje Ramës / Mos luaj kukafshehurazi, por nxirr emrin një herë e mirë

E publikuar: 04/09/2015 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me “porosi” apo me “urdher” te gjithe mediat klienteliste te Rames kane zhdukur nga faqet e tyre te para lajmin e “bujshem” te BIRN dhe reagimin e Kryeministrise per kete ceshtje!!!!?????

*****

Ne fakt analiza te shtyn te mendosh se Rama po luan kukamfshehti me ceshtjen e “Rushfetit” te permendur nga Studio Ligjore Clifford Chance per “…politikanë të rëndësishëm shqiptarë, përfshirë një ish kryeministër te proceduar për korrupsion…si dhe një zyrtar i ERE…” .

Rama nuk ka sesi te mos kete dijeni per emrat konkrete te permendur ne “ankimimin” e Studios Ligjore, ne sherbim te OSHEE sepse ajo eshte e detyruar ti raportoje Kryeministrit te vendit per nje ceshtje kaq delikate dhe per me teper korruptive ku implikohen zyrtare shume te larte.

Pyetja qe shtrohet eshte: Perse Rama nuk ben transparence per kete ceshtje nese i zoteron emrat konkrete? Nese nuk zoteron te gjithe informacionin me emrat konkrete nga Studio Ligjore perse nuk i kerkon asaj te gjithe informacionin me shkrimin per emrat konkrete te “…politikanëve të rëndësishëm shqiptarë, përfshirë një ish kryeministër te proceduar për korrupsion…si dhe një zyrtar i ERE…”?????

Nese Rama eshte i angazhuar te luftoje korrupsionin dhe i vendosur ne kete lufte, perse nuk merr te gjithe informacionin dhe perse nuk ja ben me dije publikut? Minimalisht kjo te shtyn te mendosh se Rama e zoteron te gjithe informacionin, me emrat konkrete, dhe luan kukafshehti me kete ceshtje apo ka filluar “gjuetine e shtrigave”… per ta dale me duar te lara apo sikur ai nuk eshte i implikuar ne ket ceshtje!!!!???

*****

Pergjigja qe ka dhene mbreme Zyra e shtypit e kryeministrit Rama, permes perfaqesuesit te Studios Ligjore, z. Tim Schreiber, nuk e mohon akuzen e BIRN dhe e implikon Kryeministrin sepse me elegance i fsheh publikut ate qe di apo duhet te dije Kryeministri. Konkretisht pyetjet qe duhet ti drejtohen kryeministrit Rama duhet te jene direkte:

1) Ne dijenin e Kryeministrit dhe/ose te Studios Ligjore (te kontraktuar nga OSHEE) a eshte i vertete ankimimi i Studios Ligjore per “rushfet” per “”…politikanë të rëndësishëm shqiptarë, përfshirë një ish kryeministër te proceduar për korrupsion…si dhe një zyrtar i ERE…” ?

2) Nese kjo eshte e vertete cilet jane emrat konkrete te personave qe permenden ne kete ankimim?

3) Nese nuk keni dijeni perse nuk angazhoheni per te marre te gjithe informacionin dhe bere me dijeni publikun me transparence per nje ceshtje kaq te rendesishme ku behet fjale per korrupsion te zyrtareve te larte, aq me teper qe jeni deklaruar partnereve nderkomombetare se do ta luftoni pas asnje hezitim?…

/Boom.al/