“Ka shënuar shumë gola kundër nesh, i lumtur që tani e kam Ronaldon në ekip”

E publikuar: 14/06/2020 23:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chiellini ka vuajtur shumë nga CR7, por më në fund ka shpëtuar.

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, është i lumtur që më nuk e ka kundërshtar Cristiano Ronaldon, por shok skuadre.

“Fatkeqësisht ai ka shënuar shumë kundër nesh. Falë zotit tani e kam shok skuadre”, tha mbrojtësi i Zonjës së Vjetër.

“Ai është nga një tjetër nivel, mund ta shihni këtë. Ai i ka dhënë shumë Juves. Kur keni një kampion si ai është keq nëse nuk e shfrytëzoni më shumë dhe nxirrni më të mirën”, u shpreh Chiellini. /Front Online/