Ka nisur festa në Prishtinë, Plisat ndezin atmosferën para ndeshjës kundër Ballkanit

E publikuar: 29/02/2020 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tifozët kryeqytetas kanë nisur të mbledhen para ndeshjës përball skuadrës nga Suhareka, KF Ballkani, që do ta zhvilloj skuadra e tyre e zemrës, Prishtina.

Plisat të gjithë një nga një po vinë tek parku ku ishin më parë zyret e tyre. Apo siç nihet në Prishtinë, përball Stacionit 1 të Policisë.

Tifozët prishtinas po këndojnë këngët e tyre që tregojnë dashurinë që kanë për Prishtinën në sport.

Kujtojmë që ndeshja që do të zhvillohet në kryeqytet, ndërmjet KF Prishtinës dhe KF Ballkanit, pritet të ndez atmosferë shkaku që ky takim është i vlefshëm për vendin e parë në Superligë.