Ka ndërruar jetë studiuesi dhe shkrimtari Moikom Zeqo

E publikuar: 15/06/2020 09:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prej figurave më të rëndësishme të kulturës në Shqipëri, Moikom Zeqo, ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Moikom Zeqo lindi në Durrës, më 3 qershor 1949. Përfundoi studimet në degën e Gjuhë-Leterisisë në Tiranë dhe fillimisht punoi si redaktor letrar në gazetën “Drita”.

Më 31 janar-10 maj 1991, Zeqo u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe drejtoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Më 1991 dhe 1992 ishte kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së.

Zeqo ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar për periudhën 1997-2005 dhe mban Urdhrin e Lartë ‘Mjeshtër i Madh’.

:shtë autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografikë e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij.

Krijimet e Moikom Zeqos janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht… Ka pasë tri ekspozita vetjake në pikturë si dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetëra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare e të huaj.