Ka ndërruar jetë Shukri Abdullahu

E publikuar: 14/06/2020 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shukri Abdullahu veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndërruar jetë sot shkruan /infosot/.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Siç shkruan Osmani, i ndjeri ishte aktivist i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i angazhuar në organizimin e jetës paralele institucionale në vitet ’90, si dhe në organizimin e mbrojtjes së fshatrave të vijës kufitare me Serbinë, gjatë atyre viteve.

“Aktivitetin politik Shukriu e vazhdoi edhe pas migrimit në Gjermani. Pas përfundimit të luftës, Shukriu dha kontribut të çmuar në organizimin e jetës institucionale dhe u dallua si humanist në gjithë veprimtarinë e tij. Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e dashur e të urtë, ndërsa Prizreni njërin ndër aktivistët e saj më të vyer. Kujtimi për të do të jetë i përhershëm”, ka shkruar ndër të tjera kryeparlamentarja Osmani./infosot/