Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E publikuar: 24/02/2016 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është duke u mbledhur për të caktuar datën e votimit për presidentin e ri të Kosovës, si pikë e vetme e rendit të ditës.

Mbledhja ka filluar me 40 minuta vonesë dhe të gjithë anëtarët janë prezent.

Opozitarët në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit
Për pjesëmarrje në mbledhje së pari janë ndaluar përfaqësuesit e opozitës: Albin Kurti, Valdete Bajrami, Aida Derguti dhe Time Kadriaj. Por më pas ata kanë shkuar brenda mbledhjes, transmeton Koha.net.

Pjesëmarrja e Kurtit vjen duke zëvendësuar Glauk Konjufcën, ndërsa Time Kadriaj e bën zëvendësimin për Donika Kadaj-Bujupin, që janë në burg shtëpiak.

Ndërsa përfaqësuesit e partive të pozitës, përveç LDK-së dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, janë brenda sallës.