K.F Llapi pret që kampionati të nisë në fundjavë

E publikuar: 16/09/2020 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi i futbollit Llapi ka njoftuar se ata po vazhdojnë rregullisht stërvitjet dhe se presin që edicioni i ri garues të nis këtë fundjavë.

Ata kanë njoftuar se lojtarët dhe shtabi teknik janë në gjendje të mirë fizike përveç futbollistit Liridon Lecit i cili në ndeshjen kontrolluese ndaj Skënderbeut ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë dhe pas rezonancës së bërë sot, Leci duhet t’i nënshtrohet operimit.

Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës pritet që së shpejti të marr një vendim për fillimin e kampionatit. /KosovaPress/