Juves i mjafton Khedira ndaj Lazios

E publikuar: 27/08/2016 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi mbetet tabu për Lazion që nuk fiton ndaj bardhezinjve që nga viti 2003. Kampionët fituan 1-0 ndaj kryeqytetasve në ndeshjen që celi javën e dytë të Serisë A falë golit të Khedirës që vendosi takimin.

E linte sërish në stol Alllegri Higuain, ndërsa te Lazio nuk ishte as në stol Etrit Berisha më Simone Inzaghin që kishte zgjedhur Thomas Strakoshën si portier të dytë, një tjetër sinjal i fortë për situatën e vështirë që përjeton portieri i Kombëtares te Lazio. Për sa i përket takimit ishte një pjesë e parë me ritëm të ulët, ndoshta edhe për shkak të temperaturave të larta që sollën pushimin dy minutësh për tu freskuar për herë të parë në Serinë A. Edhe në pjesën e dytë nuk kishte shumë punë për Marchetin pavarësisht zotërimit të Juventusit. Bardhezinjtë gjithsesi kaluan para në të 66 kur Khedira ndëshkoi Marchetin në diagonale nga brenda zonës.

Sërish Khedira, goli i dytë në dy ndeshje të kampionatit për mesfushorin, edhe ky vendimtar pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund me Juventusin që vijon me pikë të plota misionin për mbrojtjen e titullit.