Juventusit i mungojnë Chiellini dhe De Sciglio kundër Interit

E publikuar: 28/04/2018 07:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi e ka bërë publike listën e lojtarëve që do të jënë në skuadër për ‘Derby d’Italia’ kundër Interit.

Trajneri Massimiliano Allegri e ka zbuluar se do të mungojnë Giorgio Chiellini dhe Mattia De Sciglio.

Chiellini është lënduar ndaj Napolit ku e kishte lëshuar edhe fushën që në fillim të ndeshjes.

De Sciglio is mbetet jashtë fushës që nga ndeshja me Real Madridin.

Juventusit i kthehen Bernardeschi pas një lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për lojë. /Telegrafi/


Skuadra e Juventusit ndaj Interit: Buffon, Szczesny, Pinsoglio, Benatia, Alex Sandro, Barzagli, Howedes, Rugani, Lichtsteiner, Pjanic, Khedira, Marchisio, Matuidi, Asamoah, Bentancur, Cuadrado, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Mandzukic, Bernardeschi.