Juventusi të premten pritet të realizojë transferin e parë

E publikuar: 10/05/2015 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Paulo Dybalas, pasi palët janë pranë akordit.

Juventusi ka përgatitur një ofertë e cila pritet të mbyllë telenovelën “Paulo Dybala”, ofertë e cila mposht shumë klube të mëdha dhe e veshë atë nën petkun e bluzës bardh e zi për sezonin e ardhshëm.

Sipas TuttoSport, drejtori sportiv Beppe Marotta do të takohet me drejtuesit e Palermos dhe agjentin e lojtarit ditën e enjte ose të premte për të mbyllur këtë transferim, i cili do të jetë i pari për ekipin e Massimiliano Allegrt.

Juventusi ka ofruar 35 milionë euro me bonuset, ofertë e cila ka kënaqur drejtuesit e Palermos.