Juventusi synon transferimin e Zaniolos

E publikuar: 08/02/2019 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i talentuar i Romës, Nicolo Zaniolo ka përfunduar në listën e dëshirave të Juventusit.

Italiani erdhi nga Interi në verë te Roma si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Radja Nainggolan dhe ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar.

Zaniolo ka shkëlqyer me ekipin nga Olimpico, duke shënuar tre gola në pesë ndeshjet e fundit të tij për Giallorossi.

Paraqitjet e tij mbresëlënëse me Romën kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas tij.

Njëra nga to padyshim se është edhe skuadra e madhe italiane, Juventusi, që e do lojtarin në verë.

Sipas gazetës Tuttosport, Zonja e Vjetër po shikon mundësitë për transferimin e talentit Zaniolo gjatë verës së këtij vitit.

19-vjeçari ka dalë si një objektiv për Juventusin, pasi ata synojnë të rrëmbejnë të gjithë talentet më të ndritshëm në futbollin italian.

Përveç Juventusit interesim për adoleshentin e talentuar italian kanë shprehur edhe Real Madridi dhe Arsenali. /Telegrafi/