Juventusi refuzoi nënshkrimin me Barellan

E publikuar: 20/09/2018 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjiganti italian, Juventusi ka refuzuar mundësinë e nënshkrimit me mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barella.

Barella është njëri nga emrat më të nxehtë në futbollin italian momentalisht.

Mesfushori i talentuar italian ka treguar nivel të lartë me fanellën e Cagliarit duke bërë shumë skuadra të vihen pas tij.

Dy klubet e mëdha italiane, Milani dhe Interi janë shumë të interesuara për të nënshkruar me yllin 21-vjeçar.

Nicolo Barella (Getty Images)

Edhe francezët e Monaco gjithashtu kanë shprehur interes, por thuhet se Barella u refuzua për tu nënshkruar më parë nga një skuadër e njohur italiane.

Sipas mediumit Calciomercato, Juventusi ka refuzuar shansin për të nënshkruar me mesfushorin e Cagliarit, Barella.

Tani ai vlerësohet në rajonin e 35 milionë eurove dhe është një emër i nxehtë për skuadrat e mëdha. /Telegrafi/