Juventusi po përgatit revolucion – pesë largime të mëdha nga formacioni bazë

E publikuar: 01/05/2019 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alex Sandro e Douglas Costa . (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)

Juventusi është duke përgatitur një revolucion të vërtetë për verën që është afër.

Sipas medieve italiane, bardhezinjtë janë gati të nxjerrin në shitje pesë 5 lojtarë të formacionit startues.

Bëhet fjalë për emra të tillë si Miraljem Pjanic, Douglas Costa, Mario Mandzukic, Alex Sandro dhe Juan Cuadrado.

Alex Sandro e Douglas Costa . (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)

Me shitjen e tyre klubi do të kërkojë të përfitojë një shumë të rëndësishme për t’i konsoliduar financat.

Në emër tjetër në pikëpyetje është ai emri i Paulo Dybalas, për të cilin ende nuk është vendosur.

Pas largimeve do të jetë radha e përforcimeve.

E ardhmja e Pjanicit mbetet e paqartë dhe duket se mesfushori boshnjak do të largohet, vetëm nëse arrihet marrëveshje me Cristian Eriksenin e Tottenahmit.

Festa e Miralem Pjanic te një nga golat e tij këtë sezon (Foto: Getty Images)

Emrat që Juventusi i synon për përforcime janë të shumtë dhe në çdo repart. /Telegrafi/