Juventusi planifikon rikthimin e Pogbas

E publikuar: 27/10/2018 09:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi besohet se po bën gati rikthimin e Paul Pogbas.

Tashmë klubi Bianconer po mendon të bëjë një ofertë për të marrë lojtarin në janar.

Mesfushori që u largua për 120 milionë euro nga Torino nuk ka arritur që të zhvillohet për të mirë në Angli.

Rikthimi i tij është karakterizuar me përplasje të shumta me trajnerin Jose Mourinho.

Tuttosport shkruan se Jvuentusi dëshiron ta kthejë Pogban në Torino dhe është duke punuar për një marrëveshje që do realizohej në janar.

Këtu do të përfshihej huazimi gjashtë mujor i lojtarit me obligim të blerjes gjatë verës për një shumë prej 70 milionë eurosh.

UEFA e ka eliminuar rregullin që nuk lejon lojtarët të luajnë në LIgën e Kampionëve dhe nëse Pogba shkon te Juventusi do të kishte të drejtë paraqitje në garën elitë të futbollit evropian.

Nëse Manchester United nuk dëshiron të bëjnë tregti në janar me Juventusin, atëherë gjatë verës duhet të sakrifikohet Alex Sandro për të rritur mundësitë buxhetore për të financuar kalimin e Pogbas. /Telegrafi/