Juventusi pas talentit të Cityt, Foden mund të transferohet si lojtar i lirë

E publikuar: 28/10/2018 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi po planifikon të nënshkruajë produktin e akademisë së të rinjve të Manchester Cityt, Phil Foden.

Foden është njëri nga talentet më premtues në futbollin anglez dhe do të jetë jashtë kontratës në fund të sezonit.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të njohura evropiane të vihen pas tij, ndërsa më të interesuarit mendohet të jenë italianët e Juventusit.

Sipas gazetës The Mirror, ata e shohin Fodenin si një marrëveshje të ngjashme me atë që i lejoi ata të largonin Paul Pogba nga Manchester Unitedi praktikisht falas.

Foden është një reprezentuesi i Anglisë U-21 dhe mund të jetë në dispozicion për një shpenzim prej vetëm 175 mijë funtesh.

Foden është njëri nga talentet më premtues në futbollin botëror (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Mesfushori është vetëm 18 vjeç dhe tashmë është në radar të disa klubeve ndërkombëtare, përfshirë Juventusin.

Ndryshe, anglezi deri më tani ka zhvilluar 17 ndeshje duke shënuar edhe një gol me fanellën e Cityt. /Telegrafi/