Juventusi pa Khediran ndaj Genoas

E publikuar: 20/10/2018 05:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi ende nuk mund të llogarisë në shërbimet e Sami Khediras dhe Leonardo Spinazzolas për vizitën në Genoa, por Mattia De Sciglio është përfshirë në skuadër.

Bianconerët kanë fituar të gjitha tetë ndeshjet e para në Serie A.

Juventusi do të kërkojë që të bëjë nëntë fitore dhe ka gjasa ta bëjë këtë.

Por, tekniku Massimiliano Allegri do të jetë pa Sami Khediran dhe Leonardo Spinazzolan.

Khedira dhe Can

Mattia De Sciglio kthehet në skuadër dhe mund të bëjë performancën e tij të parë të sezonit, teksa Paulo Dybala ka një lëndim në gju që në fakt nuk e ka lënë jashtë fushave.

Douglas Costa kthehet pas një lëndimi dhe suspendimi për pështyerjen e kundërshtarit.

Skuadra e Juventusit ndaj Genoas:Szczesny, Perin, Pinsoglio, De Sciglio, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Barzagli, Bonucci, Cancelo, Rugani, Pjanic, Matuidi, Emre Can, Bentancur, Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Cuadrado, Mandzukic, Kean, Bernardeschi