Juventusi ia ka vënë syrin Romelu Lukakut

E publikuar: 25/12/2018 03:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi është duke e menduar një tjetër lëvizje të madhe në verë, pasi është vënë pas yllit të Manchester United, Romelu Lukakut.

Sulmuesi belg ka qenë jashtë forme këtë sezon pasi ka shënuar vetëm gjashtë gola në 22 ndeshje.

Madje ai ka pasur probleme edhe me trajnerin Jose Mourinhon, që shpesh e linte në bankë, por kjo nuk ka mjaftuar që ta trembë klubin e Juventusit.

Romelu Lukaku . (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Ata nuk kanë hequr dorë nga sulmuesi 25-vjeçar dhe e duan që në verë.

Sipas Calciomercato.com, Juventusi e konsideron Lukakun si zëvendësuesin ideal të Mario Mandzukicit.

Romelu Lukaku duke festuar një gol me Manchester Unitedin . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Sulmuesi i Kombëtares së Kroacisë, tani është 32-vjeçar.

Ai ka shënuar 9 gola në 19 ndeshje këtë sezon me ‘Zonjën e Vjetër’, por që mosha mund ta bëjë të vetën dhe klubi të mendoj për zëvendësimin e tij. /Telegrafi/