Juventusi etiketon Bellerinin si zëvendësuesin e Alvesit

E publikuar: 12/11/2017 05:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjiganti italian, Juventusi e ka identifikuar mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerinin si zëvendësuesin e Daniel Alvesit të larguar gjatë verës.

Mbrojtësi brazilian, Alves la Juventusin në afatin kalimtar të verës për të kaluar te gjiganti francez, Paris Saint-Germain.

Largimi i Alvesit ka lënë shumë boshllëk në krahun e djathtë të mbrojtjes në skuadrën e Massimiliano Allegrit.

Kështu, drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë vënë në kërkim për një mbrojtës të ri të krahut të djathtë dhe kanë etiketuar Bellerinin.

Bellerin kërkohet edhe nga gjigantët spanjollë (Getty Images)

Sipas Tuttomercatoweb, spanjolli është shumë i kërkuar që pas sezonit të kaluar dhe shumë prej Barcelonës kanë pritur që të blejnë ish-yllin e tyre pas humbjes së Dani Alvesit.

Megjithatë, interesimi i tyre është ftohur gjatë muajve të fundit pasi drejtuesit janë të kënaqur me paraqitjet e transferimit të verës, Nelson Semedo.

Tani janë kampionët e Serie A, Juventusi do të përpiqet të nënshkruajë me Bellerinin në janar.

Por, një largim i tij në mes të sezonit do të ishte shumë i vështirë, pasi Arsene Wenger vështirë se do të lejoj të privohet nga shërbimet e tij në janar. /Telegrafi/