Juventusi e zyrtarizon Cristiano Ronaldon – ai është blerë 100 milionë euro dhe do të paguhen për dy vite

E publikuar: 10/07/2018 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ishte i pari Real Madridi që e zyrtarizoi kalimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi, ndërsa tani është vet klubi italian që e ka zyrtarizuar këtë transferim.

Juventusi ka zbuluar se transferimi është bërë për 100 milionë euro që do të paguhen për dy vite.

“Cristiano Ronaldo  është një lojtar i Juventusit. Klubi i Juventusit njofton se ka marr shërbimet e kampionit portugez për katër vitet e ardhshme”.

“Juventus Football Club SpA njofton se ka arritur marrëveshje me klubin Real Madrid Club de Futbol SpA për blerjen definitive të të drejtave të lojtarit Cristiano Ronaldo Dos Santos Aveiro për shifrën e 100 milionë eurove që do të paguhen për dy vjet, plus kontributin e solidaritetit të parashikuar nga rregulloret e FIFA dhe pagesat shtesë prej 12 milionë euro”, thuhet në njoftim .

Juventusi ka nënshkruar kontratë katër vjeçare deri me 30 qershor 2022.

Ronaldo zyrtarisht është lojtari më i shtrenjtë në Serie A, duke e thyer rekordin e Higuain që u ble për 90 milionë euro. /Telegrafi/