Juventusi e vazhdon luftën drejt titullit ndaj Genoas, formacionet

E publikuar: 30/06/2020 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi do ta vizitojë stadiumin Luigi Ferraris për t’u përballur me Genoan, me synim për ta vazhduar ecurinë e përkryer të fitoreve në kërkim të mbrojtjes së titullit në Serie A.

Skuadra e Maurizio Sarrit i kërkon tri pikë të tjera në këtë takim që nis në orën 21:45, raporton Gazeta Express.

Juventusi është lider i Serie A me katër pikë më shumë se vendi i dytë, Lazio, dhe tetë pikë më shumë se Interi në pozitën e tretë.

 Bardhezinjtë janë në një ecuri prej pesë fitoreve rresht në ligë dhe do ta kërkojnë edhe të gjashtën ndaj një Genoa që po lufton për mbijetesë.

Sarri ka vendosur të luajë më formacionin e zakonshëm 4-3-3, por këtë herë me Federico Bernardeschin përkrah Cristiano Ronaldos dhe Paulo Dybalas në sulm.

Formacionet zyrtare:

Genoa: Perin; Romero, Soumaoro, Masiello; Ghiglione, Behrami, Cassata, Schone, Sturaro; Favilli, Pinamonti.