Juventusi e kalon me lehtësi Frosinonen, vazhdon kryesimin bindshëm

E publikuar: 16/02/2019 02:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusit ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen hapëse të javës së 24-të në Serie A ndaj Frosinones me rezultat 3-0.

Zonja e Vjetër e nisin shumë mirë takimin duke shënuar me Paulo Dybalan që në minutën e 6-të.

Një gol shumë i bukur i nga argjentinasi që goditi nga 20 metra.

Lideri i Serie A nuk e hoqi këmbën nga gazi dhe e shënoi edhe golin e  dytë.

Ishte Leonardo Bonucci që shënoi në minutën e 17-të në portën e zbrazët.

Leonardo Bonucci . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë prej 2-0 në favor të Juventusit.

Edhe në pjesën e dytë ‘Zonja e Vjetër’ nuk e hoqi këmbën nga gazi.

Portugezi Cristiano Ronaldo e shënoi golin e tretë pas një aksioni shumë të bukur.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Goli i 3-0 i Ronaldos ishte i 19-ti i tij këtë sezon.

Juventusi dha shenja të mira para ndeshjes së rëndësishme me Atletico Madridin. Me 66 pikë janë lider.  /Telegrafi/