Juventusi dhe Interi udhëheqin garën për Ndombelen

E publikuar: 07/02/2019 08:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Lyonit, Tanguy Ndombele mund ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasi klubet italiane janë më afër shërbimeve të tij.

Ndombele ka befasuar të gjithë më nivelin e treguar në sezonin e kaluar dhe këtë sezon me Lyonin.

Paraqitjet e tij të mira me klubin kanë bërë që Ndombele të ftohet edhe nga kombëtarja e Francës.

Përveç kësaj, mesfushori qendror ka bërë për vete edhe shumë klube të mëdha evropiane që e duan për sezonin e ardhshëm.

Ndombele gjatë një dueli me Raheem Sterling (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Klubet e mëdha angleze, Manchester Unitedi dhe Manchester City treguan interesim të madh gjatë verës dhe tani në afatin e janarit.

Megjithatë, ofertat e tyre prej 50 milionë eurosh u refuzuan nga drejtuesit e Lyonit dhe kjo ka ftohur skuadrat angleze.

Sipas mediumit Le10Sport, italianët e Juventusit dhe Interit tani po udhëheqin garën për mesfushorin e talentuar të Lyonit.

Por, Lyon thuhet se e vlerëson plot 80 milionë euro francezin 22-vjeçar dhe klubet nga Serie A duhet ta paguajnë këtë shifër për ta transferuar atë. /Telegrafi/