Juventus vendos, ky do të jetë zëvendësues i Bonuccit (Foto)

E publikuar: 18/08/2017 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventus që një kohë të gjatë është në kërkim të një qendërmbrojtësi, i cili do të mund të zëvendësonte Leonardo Bonuccin.

Drejtuesit e Juventusit janë të bindur se qendërmbrojtësi i Valencias, Ezequiel Garay është i duhuri për mbrojtjen e tyre.

Ata besojnë se Garay është mbrojtësi ideal për të zëvendësuar Leonardo Bonuccin, i cili për 42 milionë euro u transferua në Milan.

Sipas Calciomercato, Juventus është kthyer në garë dhe do të tentojë me çdo kusht transferimin e mbrojtësit argjentinas.

Në listë janë është po ashtu edhe mbrojtësi i Lazios, holandezi De Vrij. /Express/