Juventus-Real Madrid, kështu pritet të jenë formacionet (Foto)

E publikuar: 05/05/2015 10:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi dhe Real Madridi pritet të rikthejnë sot në fushë emocionet e Ligës së Kampionëve. Përballja e parë gjysëmfinale në Champions League do ti vë përballë në Torino dy gjigandët e futbollit evropian në misionin për të siguruar finalen e madhe.

Juve mungesën më të madhe do ta ketë lojtarin më të mirë të saj, Paul Pogban që për shkak të një lëndimi nuk do të jetë i aftë për lojë. Mesfushën pritet ta mbuloi një treshe tjetër e fortë, Pirlo, Vidal e Marchisio.

Morata do të luaj për herë të parë ndaj ish skuadrës së tij, Realit, ndërsa Tevez pritet të jetë rreziku më i madh në sulm.

Te Reali, Modric e Benzema do të jenë dy mungesat kryesore, por që lajm i mirë është rikthimi i Bale.
Dilema më e madhe në mbrojtje do të jetë në krahun e majtë nëse do të startoi Marcelo apo Coentrao./Indeksonline/