Juventus nuk e shfrytëzon drejtën e blerjes për Howedes

E publikuar: 12/07/2018 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Benedikt Howedes nuk do të jetë më lojtar i Juventusit.

Mbrojtësi gjerman ishte i huazuar tek Zonja e Vjetër nga skuadra gjermane Schalke 04.

Juventus kishte opsionin të drejtë blerje, por këtë nuk e ka shfrytëzuar.

Howedes u përball me një lëndim të rendë dhe nuk arriti t’i tregojë vlerat e tij në Serie A.

Kampionët e Italisë e kishin opsionin e blerjes për 16,5 milionë.

Benedikt Howedes. (Getty Images)

Kësisoj lojtari është rikthyer tek skuadra e tij Schalke 04.

Por duket se edhe qëndrimi në Schalke është në pikëpyetje.

Lojtari ka marrë një ofertë nga kampionët e Turqisë, Galatasaray.

Turqit i kanë ofruar kontratë tri vjeçare me katër milionë euro pagë vjetore.

Mbetet të shihet nëse Howedes do të pranojë transferimin te Galatasaray apo do të vazhdoj të mbetet në Bundesliga. /Telegrafi/