Juventus largon futbollistin që refuzoi Kombëtaren Shqiptare

E publikuar: 30/12/2017 08:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka zgjatur më pak se tre muaj aventura e Elvis Kabashit në skuadrën e Viterbese.

Mesfushori e ka nisur karrierën te skuadra e Empolit, teksa në sezonin 2012-13, u bë pjesë e ekipit të U 19 së Juventusit, një lëvizje e rëndësishme në karrierën e tij.

Kabashi ishte në një grup me Ruganin, por në huazimet te skuadra e tjera si Pescara, apo Don Bosh, ai dështoi krejtësisht duke bindur Juventusin për ta lënë të lirë në vitin 2017, pasi i përfundonte edhe kontrata.

Në shtatorin e këtij viti, Kabashi firmosi me skuadrën e Seria C, Viterbese. 23-vjeçari është larguar nga klubi lacial gjatë ditës së sotme, teksa nuk ka bindur me paraqitjet e tij trajnerin Sotili, teksa është ndëshkuar me një karton të kuq në 9 ndeshjet ku është aktivizuar.

Ish-futbollisti i Juventusit, në të kaluarën ka refuzuar mundësinë për të luajtur, por prej atëherë është gjithmonë e në rënie në karrierën e tij. /360/

The post Juventus largon futbollistin që refuzoi Kombëtaren Shqiptare appeared first on Telegrafi.