Juventus fiton përballjen e parë ndaj Atalantas, pranë finales së Kupës

E publikuar: 30/01/2018 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventus ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Atalantas në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Coppa Italia
Skuadra e Juventusit ka bërë një hap të madh drejt finales së Coppa Italia, pas fitores në udhëtim 0:1 ndaj Atalantas.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain.

Ndeshje tjetër ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në Allianz Stadium në Torino. /Express/