Juventus më i fortë se Dinamo

E publikuar: 07/12/2016 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjiganti italian ka vulosur pozitën e parë në grup, pasi ka mposhtur me dy gola dallim kroatët e Dinamo Zagreb

Juventus ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të grupit, pasi ka mposhtur skuadrën kroate Dinamo Zagreb me rezultat 2:0.

Golin e parë për Juventus e shënoi Gonzalo Higuain, ndërsa golin e dytë Rugani.

Pas kësaj fitoreje Juventus mbetet në vendin e parë me 14 pikë, tre më shumë se sa Sevilla në vendin e dytë.