Juventus 3-3 Parma, notat e lojtarëve

E publikuar: 03/02/2019 02:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi është ndalur në shtëpi me barazim 3-3 ndaj Parmas në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A.

Zonja e Vjetër nuk ka arritur të mbajë epërsinë e saj, pasi në fund janë ndëshkuar dhe kanë mbetur me vetëm një pikë nga ky takim.

Golat në këtë barazim u shënuan nga Cristiano Ronaldo (36′, 66′) dhe Daniele Rugani (62′), ndërsa për Parman shënuan Antonino Barilla (64′) dhe Gervinho (74′, 90+).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi portugez Ronaldo, i cili pas dy golave të shënuara u notua me 9.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Juventusit, Mattia Perin që u vlerësua me notë 5.7.

Juventus:

Parma:

/Telegrafi/