Juventus 20 ditë pa Chiellinin

E publikuar: 09/02/2016 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventus për 20 ditë pa Chiellinin. është kjo prognoza e ekzeminimeve mjekësore të kësaj të Marte.

Nuk do të jetë me Napolin dhe as në 1/8 e Champions kundër Bayernit. Mbrojtësi do të humbasë edhe ndeshjet me Bologna dhe Inter në kampionat. Një mungesë shumë e rëndë për Juven që i shtohet asaj të Caseres, i cili mbylli sezonin dhe mbi të gjitha që vjen në nje moment deçiziv. Allegri duke nisur nga ndeshja me Napolin ka tre alternativa për ta zëvendësuar, Rugani ose Lichsteiner përkrah Barzaglit dhe Bonucit në qendër nëse ruan mbrojtjen me tre, ose në të kundërt për të kaluar në linjën me katër mbrojtes me Bazragli dhe Bonnuci në qendër me Lichsteiner dhe Evra nga krahët. Mbeten ende në dyshim Khedira dhe Asamoah që gjithsesi duhet të bashkohen me grupin gjatë javës dhe më pas do të shihet nëse do të mund të jenë të disponueshëm për Napolin. Në Itali, ndërkohë është hapur një debat, titullin e fiton mbrojtja më e mirë apo sulmi më i mirë, lidhur natyrisht me karakteristikat e Juves e Napolit dhe një koment mbi këtë çështje e jep edhe Gianluiggi Buffon .

“Napoli është i pari me meritë dhe do të kërkojë ta demonstrojë këtë në fushë. Është e vërtetë që thuajse gjithmonë titullin e fiton mbrojtja më e mirë por tani për tani kjo e dhënë nuk është konfirmuar, pasi jemi të dytët edhe pse kemi mbrojtjen më të mirë të Serise A. Gjithsesi janë edhe 14 ndeshje në dispozicion për të bërë që ky rregull të konfirmohet.”

Buffon do të ketë përballë në ndeshjen e së Shtunës kryegolashënuesin e këtij sezoni në Serinë A, Gonzalo Higuain./S.S