Juve-Valencia: Formacionet e mundshme, Dybala në sulme me Mandzukic e CR7

E publikuar: 27/11/2018 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ndeshje e rëndësishme për të dy skuadrat, nëse Juventusit fiton atëherë siguon fazën e eliminimit direkt, ndërsa Valencia në anën tjetër shpreson të mbajë gjallë shpresat për dy vendet e para.

Favorit është Zonja e Vjetër, e ndihmuar nga publiku vendas dhe kualiteti që ka në skuadër.

Duke përjashtuar Sami Khediran, Emre Can dhe Federico Bernardeschin, kampionët italian nuk pritet të ndryshojnë diçka në formacionin startues.

Jose Luis Gaya në duel me Joao Cancelon (Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images/Guliver)

Ezequiel Garay dhe Denis Cheryshev vazhdojnë të jenë të lënduar, në mbrojte Gabriel Paulista është në avantazh ndaj Jeison Murillos, ndërsa në fazat tjera nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha. Më poshtë keni formacionet e mundshme:

Juventus (4-3-3): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Ronaldo, Mandzukic.

Valencia (4-4-2): Neto; Wass, Gabriel Paulista, Diakhaby, Gaya; Soler, Parejo, Kondogbia, Guedes; Rodrigo, Santi Mina.

Në Grupin H prinë Juve me nëntë pikë, Manchester Unitedi me shtatë, Valencia ka pesë pikë, kurse Young Boysi me një pikë. /Telegrafi/