Juve shkel Milanin në finale, fiton për të katërtën herë radhazi Kupën e Italisë

E publikuar: 10/05/2018 06:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi edhe një herë ka treguar se është skuadra dukshëm më e fortë në Itali.

Zonja e Vjetër ka fituar ndaj Milanit me rezultat 4-0 në finalen e Kupës së Italisë, sukses që klubi nga Torino e arrin për herë të katër radhazi.

Pjesa e parë ishte pa gola dhe me pak raste, ndërsa e dyta ishte komplet ndryshe.

Fillimisht Mehdi Benatia shënoi në minutën e 56-të, pastaj edhe Douglas Costa në minutën e 61-të.

Benatia shënoi edhe një herë në minutën e 64, ndërsa në minutën e 76-të erdhi dhe autogoli nga Nikola Kalinic.

Juve kështu fitoi për herë të katër radhazi Kupën e Italisë, ndërsa në përgjithësi ishte trofeu i 13-të.

Roma ka nëntë kupa, kurse Interi shtatë, kurse Fiorentina dhe Lazio nga gjashtë. /Telegrafi/