Juve qetëson tifozët, lëndimi i Chiellinit nuk është serioz

E publikuar: 20/03/2018 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi ka qetësuar tifozët rreth lëndimit Giorgio Chiellinit.

Italiani u lëndua në ndeshjen kundër  SPAL-it, por Zonja e Vjetër thotë se nuk ka asgjë serioze.

Ky është një lajm i mirë pasi do të thotë se Chiellini  është i gatshëm për ndeshjen kundër Milanit dhe Real Madridit.

Harry Kane dhe Giorgio Chiellini duke u përshëndetur në fund të ndeshjes në Allianz Stadium (Foto: Getty Images)

Nga lëndimi që pësoi të shtunën qendërmbrojtësi u detyrua të largohet edhe nga Përfaqësuesja e Italisë dhe vendin e tij për dy ndeshjet miqësore e mori Angelo Ogbonna.

Ndeshja e parë mes Juves dhe Los Blancos luhet në 3 prill në Torino.

Por, në pikëpyetje është pjesëmarrja e Alex Sandros, i cili u lëndua sot (e martë) në stërvitjen e Brazilit.

Vlen të theksohet se dyshja Medhi Benatia dhe Miralem Pjanic do të mungojnë për shkak të kualifikimit.  /Telegrafi/