Juve ofron Alex Sandron e Douglas Costan për Pogbën

E publikuar: 26/12/2018 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi është i gatshëm të përfshijë lojtarë në ofertën e tyre për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban.

Francezi kohët e fundit ka shprehur pakënaqësitë me mos inkuadrimin në ekipin e parë dhe këtë dëshiron ta shfrytëzoj kampioni italian.

TMW shkruan sot se bardhezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë lojtarë si pjesë e propozimit të tyre për të ulur çmimin e kërkuar të Unitedit.

Sa

Pavarësisht nga nënshkrimi i një marrëveshjeje të re këtë muaj, Alex Sandro mund të vihet në tavolinë nga Juventusi.

Gjithashtu edhe Douglas Costa mund të përfshihet në këtë ofertë gjatë javës së ardhshme për shërbimet e francezit.

Theksojmë se për Pogban raportohet se janë të interesuar edhe skuadra kampione e botës, Real Madridi.

Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani ka pasur 72 paraqitje për Djajtë e Kuq dhe ka shënuar 14 gola. /Telegrafi/