Juve në pozitë të avancuar për nënshkrimin e Jamesit

E publikuar: 30/10/2018 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat gjermane raportojnë se Juventusi mund ta ribashkojë James Rodriguezin me Cristiano Ronaldon duke e transferuar atë nga Bayern Munichu.

Sipas Sport Bild, kolumbiani mund të kalojë në Serie A që në afatin kalimtar të janarit.

James dhe Ronaldo te Real Madridi (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Derisa për të ka interesim prej klubeve nga Liga Premier, Zonja e Vjetër duket se është në një pozitë më të avancuar për nënshkrimin e tij.

James dhe Ronaldo e kanë agjentin e njëjtë – Jorge Mendes – dhe dy lojtarët kanë raporte të mira prej se kanë luajtur bashkë te Real Madridi.

Bayerni e ka transferuar në vitin 2017 në formë huazimi dyvjeçar (për 10 milionë euro) dhe e ka opsionin e blerjes në fund të sezonit edhe për 32.5 milionë euro të tjera.

James Rodriguez (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, thuhet se bavarezët nuk dua ta paguajnë atë shumë dhe mund ta lejojnë largimin e lojtarit.

Në këtë mënyrë, Juve ka mundësi ta transferojë 27-vjeçarin, duke qenë se te Reali nuk ka vend për të. /Telegrafi/