Juve i vë çmim Alex Sandros, ai kushton 60 milionë euro

E publikuar: 27/12/2017 20:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi është i gatshëm ta shesë Alex Sandron nëse ndonjë klub paguan 60 milionë euro – bën të ditur Tuttosport.

Mbrojtësi i krahut ishte kërkuar edhe gjatë verës së kaluar, mirëpo Bianconerët refuzuan ta shisnin për afro 70 milionë euro.

(Foto: Getty Images)

Paraqitjet e Sandros këtë sezon nuk janë të kënaqshme për kamponin italian, ndërsa Juve e ka edhe Leonardo Spinazzolan, i cili është i huazuar te Atalanta.

Për këtë arsye, klubi është duke menduar që ta shesë futbollistin, ndërsa çmimi i tij është 60 milionë euro.

(Foto: Getty Images)

Madje, sipas Tuttosport, Zonja e Vjetër mund ta shesë lojtarin që në afatin kalimtar të janarit.

Manchester Unitedi, Manchester City dhe Chelsea janë disa prej klubeve të interesuara për shërbimet e futbollistit brazilian.

Alex Sandro luan te Juventusi nga viti 2015 kur u transferua nga Porto. /Telegrafi/