Juve i kthehet fitoreve në Serie A, shkatërron Udinesen (Video)

E publikuar: 23/10/2017 06:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi ka fituar ndaj Udineses me rezultat 2-6 në Serie A.

Ishte një ndeshje e mirë dhe e balancuar në fushë, por më konkret ishin mysafirët.

Të parët që shënuan në këtë takim ishin vendasit me anë të Stipe Perica në minutën e tetë, ndërsa rezultati u barazua me autogolin e Samir.

Epërsia e Zonjës së Vjetër për herë të parë në takim erdhi në minutën e 20-të me anë të Sami Khediras.

Në minutën e 26-të Mario Mandzukic u përjashtua me karton të kuq dhe të motivuar nga kjo vendasit rrezikuan dy herë me anë të Jakub Jankto.

“Sot kam ditëlindjen, Dybala shëno për mua”. Foto: Getty Images

Pjesa e dytë filloi me golin e Danilos në minutën e 47-të, por Zonja e Vjetër riktheu epërsinë në minutën e 52-të me anë të Daniele Ruganit.

Goli i qetësisë erdhi nga Khedira (59’), ndërsa het-triku nga ai u kompletua në minutën e 87-të.

Në fund doli erdhe Miralem Pjanic, i cili shënoi në minutën e 90-të.

Më në fund erdhi fitorja e shumë pritur. Foto: Getty Images

Pas kësaj fitore Juventusi renditet në vendin e tretë me 22 pikë, duke i qëndruar kështu hije Interit në vendin e dytë me 23 pikë dhe Napolit në të parin me 25. Udinese zbret në vendin e 15 me gjashtë pikë.

Zonja e Vjetër në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Spalin, kurse Udine ndaj Sassuolos. /Telegrafi/