Juve e ka prioritet shitjen e Higuainit

E publikuar: 19/07/2018 07:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi e ka bërë prioritet shitjen e Gonzalo Higuainit pas arritjes së Cristiano Ronaldos në Allianz Stadium – bën të ditur Goal.

Zonja e Vjetër e transferoi superyllin portugez nga Real Madridi në javën e kaluar dhe tashmë është duke larguar disa lojtarë.

Gonzalo Higuain pritet të largohet nga Juventusi (Foto: Getty Images)

Stefano Sturaro dhe Marko Pjaca janë futbollistët që do të largohen nga Bianconerët, ndërsa vlerësohen rreth 20 milionë euro nga kampioni italian.

Daniel Rugani është një tjetër lojtar, e ardhmja e të cilit nuk është vendosur akoma, ndërsa po këkrohet nga Chelsea.

Megjithatë, prioritet për Juven është shitja e Higuainit, duke qenë se Ronaldo do ta ketë rolin kryesor në sulmin bardhezi.

Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala (Foto: Getty Images)

Kampioni italian akoma nuk ka pranuar oferta zyrtare për argjentinasin, megjithëse Chelsea dhe Milani po e monitorojnë nga afër situatën.

Juventusi shpreson të përfitojë rreth 65 milionë euro nga shitja e Higuain, futbollistin të cilin e bleu për një shumë rekorde prej 90 milionë eurosh në vitin 2016. /Telegrafi/